Një digë masive hidroelektrike e epokës sovjetike në pjesën e Khersonit (Ukraina jugore) e kontrolluar nga forcat e armatosura ruse, shpërtheu sot, duke lëshuar një sasi të madhe uji, sipas palëve ndërluftuese, të cilat fajësojnë njëra-tjetrën për shkatërrimin.
Videot që qarkullojnë në faqet e rrjeteve sociale, të cilat nuk mund të verifikohen për momentin, tregojnë shpërthime shumë të fuqishme në digën në Nova Kahovka, në lumin Dnieper.
Video të tjera tregojnë sasi të mëdha uji që derdhen nga rrënojat e digës.
Diga, tridhjetë metra e lartë dhe 3,2 kilometra e gjatë, është ndërtuar në vitin 1956 në Dnieper, si pjesë e ndërtimit të një hidrocentrali në Nova Kahovka.
Në rezervuarin e tij ka 18 kilometra kub ujë dhe pjesë e tij janë si gadishulli i Krimesë, i cili u aneksua nga Rusia në 2014-n, ashtu edhe termocentrali bërthamor në Zaporizhia, më i madhi në Evropë, i cili ka nevojë për furnizim të pandërprerë me ujë për të ftohur reaktorët.Palët kundërshtare fajësuan njëra-tjetrën për shkatërrimin e digës.
“Diga në Kakhovka u hodh në erë nga forcat pushtuese ruse” tha komanda e sektorit jugor të ushtrisë ukrainase në Facebook.
I njëjti burim shtoi se “janë duke u sqaruar përmasat e fatkeqësisë, shpejtësia dhe vëllimi i ujit dhe zonat që ka gjasa të përmbyten”.
Sipas zyrtarëve pranë Moskës që folën për agjencitë ruse të lajmeve, diga u granatua nga ukrainasit.
Një zyrtar i vendosur nga Moska në rajon foli për një “akt terrorist shumë të rëndë”, terminologji që i referohet edhe një sulmi ukrainas.
Oleksandr Prokudin, guvernatori i Hersonit, rajon në lindje të Ukrainës, ka njoftuar për evakuimin e banorëve nga zonat e rrezikuara nga përmbytjet.
“Brenda pesë orëve, niveli i ujit do të arrijë një nivel kritik. Ka filluar evakuimi nga zonat e rrezikshme. Unë u bëj thirrje veçanërisht banorëve në bregun e majtë, bëni gjithçka që është e mundur për të mbrojtur veten dhe për të shpëtuar jetën tuaj. Largohuni menjëherë nga zonat e rrezikshme”, tha Prokudin në Telegram.
Oleksiy Danilov, sekretari i Këshillit ukrainas të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes, tha se Presidenti Volodymyr Zelensky kishte thirrur një takim urgjent të Këshillit për ta diskutuar situatën.