Uji luan një rol të rëndësishëm në funksionet e organizmit dhe të qëndruarit të hidratuar mund të rezultojë më e vështirë nga se keni menduar ! Thuhet se një njeri duhet të pijë 3 litra ujë në ditë. Qeniet njerëzore përbëhen nga 72% ujë, prandaj sigurohuni që të merrni sasinë e rekomanduar të përditshme të lëngjeve.
Muskujt tuaj janë 75% ujë.
Gjaku juaj është 82% ujë.
Mushkëritë tuaja janë 90% ujë.
Truri juaj është 76% ujë.
Kockat e tua janë 25% ujë.
Çdo qelizë, ind dhe organ në trupin tuaj ka nevojë për ujë që të punojë në mënyrë korrekte, kështu që sigurohuni që jeni duke pirë ujë sa duhet.
Pas shtatë ose tetë orëve të gjumit, trupi juaj dehidratohet.
Pirja e ujit pas zgjimit ndihmon në qarkullimin e oksigjenit
Ndihmon në prodhimin e qelizave të muskujve dhe të gjakut.
Nxit metabolizmin tuaj.
Uji ndihmon trupin tuaj të eleminojë toksinat.
Kur pini ujë në mëngjes para ngrënies, ndihmoni të pastroni zorrët, duke lejuar që lëndët ushqyese të absorbohen më lehtë.
Edhe veshkat tuaja funksionojnë më mirë kur merrni sasinë e duhur të lëngjeve.