Edicioni I parë I trofeut që I dedikohet Silvio Berlusconi vendoset nga penalltitë. 90 minutat e kohës së rregullt mes Monzas dhe Milanit përfunduan në barazim 1-1 dhe pas ruletës së penalitive janë kuqezinjtë janë ata që festojnë.
- Monza dhe Milani luajnë një miqësore, që I paraprin startit të Serie A, në nder të ish-presidentit që u nda nga jeta pak muaj më parë.
Kuqezinjtë kalojnë të parët në avantazh me Pulisic, ndërsa Monza pergjigjet me Colpanin. Gjithçka vendoset në pjesën e parë dhe për të përcaktuar fituesin, duhet të gjuhen penalltitë. Lojtarët e Milanit u treguan më të saktë nga pika e bardhë dhe fituan trofeun Berlusconi.