Tri mënyra tjera për ta përdorur vajin e kokosit, e që nuk i keni dëgjuar më parë

Nëse mendoni se vaji i famshëm i kokosit mund të përdoret vetëm për t’i bërë flokët më të shëndetshme dhe më të ndritshme, jeni gabim. Vaji i kokosit nuk përmban asnjë kimikat të dëmshëm dhe nuk ka efekte anësore. Ruhet në vende të thata dhe larg rrezeve të diellit.

Disa prej përdorimeve dhe vlerave të tij,  mund t’i mësoni më poshtë, transmeton Telegrafi. Vaji i kokosit ndihmon në djegien e dhjamit

Vaji i kokosit ndihmon në zvogëlimin e obezitet, pasi që MCTs që gjendet në vaj e rrit shpenzimin e energjisë, dhe rrjedhimisht djeg më shumë dhjam. Ndërsa, nëse e përdorni si vaj për gatim, vaji edhe mund t’ua zvogëloj nivelet e kolesterolit në gjak. Heq grimin e syve

Vendosni një pikë vaj kokosi në një copë pambuku dhe fërkoni sytë me të. Vaji bën punë të mirë në heqjen e grimit rreth syve, si dhe e lë atë zonë të hidratuar dhe të ushqyer. Mos harroni që pastaj ta pastroni fytyrën. Shëron plagët

Nëse vaji organik i kokosit aplikohet në plagë, mund t’i shëroj ato shumë shpejt, pasi që ka elemente anti-kërpudhore dhe anti-mikrobare. Gjithashtu vaji është i mirë në mbajtjen e hidratuar të lëkurës dhe mban erë të mirë./inforculture.info

Author: admin