Yjet, siç pretendojnë astrologët, “kanë ndikuar” pothuajse në të gjitha segmentet e jetës sonë
Fëmijët e tyre janë të veçantë, të dhembshur, simpatikë dhe disa kanë lindur për të qenë udhëheqës, transmeton Telegrafi.
1. Femra e shenjës së Demit dhe mashkulli i shenjës së Gaforres
Shenja e Demit udhëhiqet nga Venera, ndaj femrat e lindura në këtë shenjë janë amvise romantike, praktike, por edhe amvise të shkëlqyera, pavarësisht se çfarë profesioni kanë. Ato kanë çdo shans për t’u bërë nëna të mrekullueshme. Meshkujt e shenjës së Gaforres janë shumë të kujdesshëm dhe shumë astrologë i konsiderojnë ata baballarët më të mirë të Zodiakut.
Bashkimi i një gruaje të shenjës së Demit dhe i një burri të shenjës së Gaforres është i fortë dhe harmonik, sepse të dy janë shumë të ndjeshëm ndaj nevojave të njëri-tjetrit
Fëmijët e lindur në familje të tilla janë gjithashtu të ndjeshëm dhe të dhembshur. Ata shpesh janë shumë tërheqës, bukuria e tyre e brendshme reflektohet në pamjen e tyre. Që në ditët e para, prindërit u rrënjosin vlerat familjare, u mësojnë ndjeshmërinë dhe respektin për të tjerët.
Nënat Dem janë gjithashtu goxha kokëforta. Janë ato që i mësojnë fëmijët si të mbajnë qëndrim, të luftojnë për veten e tyre, por në të njëjtën kohë të jenë të ndershëm dhe të sjellshëm.
2. Gruaja e shenjës së Luanit dhe burri i shenjës së Ujorit
Kombinimi i elementeve të zjarrit dhe ajrit është i veçantë dhe unik. Kombinimi i një gruaje të shenjës së Luanit të fortë, me iniciativë dhe i një burri të shenjës së Ujorit të mençur dhe liberal u jep atyre aftësinë për gjëra të mëdha, edhe kur bëhet fjalë për edukimin dhe orientimin e pasardhësve.
Këta partnerë plotësojnë njëri-tjetrin, mbështesin dhe u përcjellin fëmijëve cilësitë e tyre më të mira.
Fëmijët, nëna e të cilëve është Luan në horoskop, ndërsa babai Ujor, janë të shoqërueshëm dhe aktiv, gjejnë lehtësisht një gjuhë të përbashkët me bashkëmoshatarët e tyre, por ata kalojnë mirë edhe në shoqërinë e të rriturve.
Ata adoptojnë cilësitë më të mira të prindërve, gjë që i bën jashtëzakonisht karizmatikë, sharmit të tyre nuk i rezistohet dot, kanë lindur për të qenë yje dhe janë të preferuar në çdo shoqëri.
3. Gruaja Virgjëreshë dhe burri Peshk
Këto dy shenja janë një kombinim i prakticitetit dhe ëndërrimit. Kjo është arsyeja pse fëmijët e tyre rriten në një atmosferë familjare që është e butë, e gëzuar dhe e sinqertë.
Fëmijët me nënë Virgjëreshë dhe baba në shenjën e peshqve, janë zakonisht shumë të zgjuar, të sjellshëm dhe të respektuar. Ndonjëherë janë paksa të turpshëm, gjë që vetëm ua shton sharmin.
Fëmijë të tillë quhen edhe “shpirtra të vjetër”, janë të qetë, të bindur, të arsyeshëm dhe të mençur, cilësi që do t’i ruajnë edhe kur të rriten./fiks.al