Nga Petrit Vasili
Politikani i Partisë së Lirisë ka hyrë në thelb të artikullit të gazetës britanike The Guardian, që ka bërë një analizë të thellë për grataçielat që po mbushin anekënd Tiranën dhe vizionin e kryeministrit Edi Rama dhe të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
- Sipas Vasilit, “gazeta më e madhe britanike “The Guardian” tregon shumë qartë dhe në mënyrë asgjesuese se si e ka shkatërruar Tiranën Veliaj, për llogari të vjedhjes dhe korrupsionit. Ja çfare thotë The Guardian: “Kullat, monumente korruptive në Tiranë…Projektet, skema të pastrimit të parave nga krimi i organizuar!”
Dhe ky palaçua, kryetari i bashkisë së Tiranës, ka surrat e dërdëllit pasi e ka kthyer Tiranën në një mal betoni, që vret përditë shëndetin e njerëzve dhe që shkatërron biznesin e ndershëm duke mbështetur kriminelët që pastrojnë para në mes të Tiranës” nënvizon Vasili.