Tërmeti/ Shkon në 50 mijë numri i viktimave

Numri i viktimave nga tërmetet e fuqishme që goditën Turqinë dhe Sirinë më herët gjatë këtij muaji ka kaluar shifrën prej 50.000, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga të dy shtetet.

Tërmetet e 6 shkurtit – prej 7.8 dhe 7.5 ballësh – kanë marrë jetën e 44.218 personave në Turqi, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve, Anadolu, që ka cituar agjencinë shtetërore të fatkeqësive.
  • Në Sirinë fqinje, numri i viktimave deri më tani është 5.900. Që prej tërmeteve të 6 shkurtit, sipas agjencisë turke të fatkeqësive natyrore, janë regjistruar mbi 9.000 pasgoditje.

Pothuajse 530.000 persona janë evakuuar vetëm nga zonat e prekura nga tërmetet në Turqi.

  • Turqia më 24 shkurt po ashtu bëri të ditur se ka nisur punën fillestare për rindërtimin e shtëpive të shkatërruara nga tërmetet, teksa Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP), vlerësoi se 1.5 milion persona kanë mbetur të pastrehë.

Mbi 160.000 ndërtesa me 520.000 apartamente janë shembur ose janë dëmtuar rëndë nga tërmetet e 6 shkurtit.

 

Author: jehona