Një tërmet me magnitudë 4.7 ballë të shkallës Rihter ka goditur brigjet e Kretës, sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës.
Sipas mediave lokale, lëkundjet sizmike janë ndjerë në pjesën jugore dhe veriore të Kretës.
Tërmeti është ndjerë edhe në Heraklion, Chania, Rethymnon.
Epiqendra e tërmetit ndodhet 43 kilometra në jug-jugperëndim të porteve të Heraklionit.
Thellësia e tërmetit vlerësohet të ketë qenë 19.5 km.
Ndërkohë sipas qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC), tërmeti ka qenë me magnitudë 4.5 ballë të shkallës Rihter./Shqiperia ime.com.al