Temperatura deri në -12 gradë celsius, ja kur pritet një stabilizim i situatës

Vendi do të vijojë të jetë në pushtetin e motit të kthjellët por me temperatura mjaft të ulëta, të cilat kanë sjellë ngrica në shumë zona të vendit.

Sipas Meteoalb ultësira perëndimore paraqitet në dominimin e motit të por të ftohtë, ndërsapjesa tjetër e vendit do të jetë me alternime kthjellimesh dhe kalime të pakta vranësirash, ku në shtrirjen Lindore vranësirat do të jenë më të dukshme.

Temperaturat e ajrit do te rriten në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -12°C deri në 6°C.

Era do fryjë e lehte në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Lindor – Verilindor duke krijuar dallgëzim 3 ballë. Këto kushte moti parashikohen edhe përgjatë gjithë ditës së neserme, ndërsa nga e mërkura dhe në vazhdim pritet një riaktivizim i reshjeve, si dhe një rritje e lehtë e temperaturave, kryesisht në vlerat e tyre minimale./korrieri.al

Author: admin