Vendi ynë do të dominohet nga kthjellime në ultësirën perëndimore dhe vranësirave të lehta në zonat malore.
Megjithatë në orët në vijim vranësirat do të shtohen në të gjithë territorin tonë, duke bërë që gjatë natës vonë të kemi dhe prezencë të reshjeve në zonat Veriore të Shqipërisë, sipas Metoalb.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 20°C.
Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 – 4 ballë.
Rajoni dhe Europa
Gadishulli skandinav dhe pjesa me e madhe e Europës Jugore paraqiten në dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike. Ndërsa pjesa tjetër e kontinentit do të jetë në ndikimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të sjellin reshje shiu në Europën Qendrore dhe në Britaninë e Madhe. Ndërsa reshje në formë dëbore do të ketë në Lindje të kontinentit./Shqiperia ime.com.al