Supozojmë se një ditë zgjohesh me dëshirën për një aventurë të re, famë të shpejtë dhe shumëëë vëmendje. Ku do shkoje? Ja një parashikim i vogël, nisur nga shenja e horoskopit:
Dashi: SURVIVOR
Garuesit që janë bllokuar në një ishull të largët përpiqen të mbijetojnë aty dhe përballen me detyra sfiduese për të fituar çmimin e madh. Tipike për luftarakët si Dashi, që duan të fitojnë apo thjesht t’i hapin punë vetes.
Demi: HELL’S KITCHEN
Disa njerëz që aspirojnë të bëhen kuzhinierë ndahen në dy grupe nga shefi dhe gjyqtari i famshëm, Gordon Ramsay (që në Shqipëri do të ishte Renato Mekolli) Atyre u jepen një sërë sfidash gatimi për të provuar dhe fituar çmimin e madh.
Binjakët: LOVE IS BLIND, THE BACHELOR/BACHELORETTE
Në “Love is Blind”, një grup beqarësh do bisedojnë me njëri-tjetrin, pa u parë kurrë ballë për ballë. Vetëm pasi janë të bindur për lidhjen e tyre emocionale, mund të takohen dhe të fejohen direkt. Po, të fejohen! Pas muajit të mjaltit prej pak javësh, vjen dasma.
The Bachelorette është një tjetër “dating” reality-show.
Meqë asnjë prej tyre nuk është në Shqipëri, gjasat janë që Binjakët të përfundojnë te “Për’puthen” ose “Love Story”.
Gaforrja: KEEPING UP WITH THE KARDASHIANS
Drama, luhatje emocionale, humor, zhurmë dhe shumë vëmendje. Do jetë e vështirë “to keep up”.
Luani: SHARK TANK
Sipërmarrës aspirantë nga e gjithë bota paraqesin modelet e tyre të biznesit në një panel investitorësh dhe i bindin ata të investojnë para në idenë e tyre.
Virgjëresha: Nuk do merrje pjesë!
Ju jeni diku në një cep duke gjykuar çdo njeri që bëhet pjesë e këtyre programeve. Ama, i ndiqni
Peshorja: MILLION DOLLAR LISTING
Shitja e pasurive të paluajtshme (në zonën e Los Anxhelosit) mund të jetë një punë magjepsëse, siç dëshmon “Lista e miliona dollarëve”. Ky serial ndjek agjentët e rinj të pasurive të paluajtshme, ndërsa përpiqen të shesin prona të nivelit të lartë në zonën e Los Anxhelosit, përfshirë Beverly Hills dhe Malibu. Agjentët përdorin sharmin e tyre, pamjen dhe njohuritë e biznesit për të qëndruar në krye.
Akrepi: THE HILLS
Pas mbarimit të shkollës së mesme, disa të rinj dalin në botën reale. Megjithatë, ata përballen me shumë sfida në kërkimin e tyre për sukses. Gjatë këtij rrugëtimi ka sekrete, trekëndësha dashurie, miqësi dhe karrierë!
Shigjetari: THE REAL HOUSEWIVES OF OC
Një grup shtëpiakesh të shtresës së lartë, që banojnë në një nga komunitetet më të pasura të Kalifornisë Jugore, tregojnë jetesën luksoze. Udhëtime dhe drama, dy gjëra që Shigjetarët i kanë qejf!
Bricjapi: CHRISLEY KNOWS BEST
Një familje e pasur në dukje perfekte, tregon vështirësitë e një pune kolosale dhe se jo çdo gjë është kaq e thjesht për t’u fituar në jetë.
Ujori: VANDERPUMP RULES
Kjo shfaqje e egër dhe dramatike është e përkryer për Ujorin e çuditshëm – ata dinë të tërheqin vëmendjen e kujtdo, që do të thotë se dinë të bëjnë show. Ndërsa mund të jenë me temperament, janë gjithashtu të aftë të vërejnë problemet e të tjerëve dhe më pas të veprojnë shpejt për t’i ndihmuar në zgjidhjen e tyre.
Peshqit: THE VOICE
Të gjithë e njihni “The Voice”. Sa karrige mendoni se do ktheheshin për ju?
Përshtatur nga The Talk./anabelmagazine.com