RECETE GATIMI -Tavë furre me ngjala e perime

Nga Etleva HOXHA 

PERBERESIT
1 kg ngjala

1 kokerr qepe

2 karrota

2 patate

3-4 gjethe dafine

1 gote vere te bardhe

2 kokerra limon

vaj ulliri

kripe

PERGATITJA

Nje nga etapat e rendesishme eshte zgjedhja e ngjalave. Per shkak se kane shume yndyre me te mirat jane ato me madhesi mesatare.

Si fillim pastrojme ngjalat me menyren klasike te heqjes se lekures.

Pastrojme barkun e ngjales dhe i presim ne pjese ne nje madhesi prej 5 cm

Pjeset e ngjales i kriposim dhe ju hedhim piper. Pastaj i radhisim ne nje tave te lyer me pak  vaj ulliri

Midis ngjalave vendosim gjethe dafine dhe perime te prera te cilave me para ju kemi hedhur krip, vaj ulliri  dhe piper.

Me pas i hedhim edhe veren e bardhe.

Taven e fusim ne furre te nxehur ne 200 grade dhe  e leme per 30′ te piqet

Tava eshte gati… Ju befte mire.

 

Author: jehona