Tarator me kos

Taratori me vlerat e tij 

Prania e kësaj pjate tradicionale shqiptare në tryezat tona ka qenë dhe mbetet gjithmonë e dashur.

I lehtë në shije ashtu si edhe në përgatitje, taratori është dhe një mjet shumë i rëndësishëm për të mbrojtur organizmin nga infeksionet mykotike.

Kjo pjatë tipike shqiptare nuk dallon vetëm për freskinë dhe shijen e saj. Taratori ka vlera të larta ushqyese, falë përbërësve të tij, kosit, hudhrës, kastravecit, kripës dhe vajit të ullirit.

Specialistët e cilësojnë taratorin si një ushqim që lufton fuqishëm infeksionet, kryesisht ato të tipit mykotik. Sipas tyre, elementi kryesor i kësaj vlere të taratorit vjen nga hudhra.

Ajo është një nga përbërësit kryesorë të kësaj pjate dhe që shërben si antibiotiku më i mirë natyral për organizmin e njeriut.

Hudhra ka efekte të jashtëzakonshme për shëndetin. E cilësuar si “armike” e mikrobeve, hudhra i shërben organizmit të njeriut si një antigjent ndaj inflamacioneve dhe infeksioneve.

Prania e saj në pjatën e taratorit, bashkë me vlerat e tjera ushqyese të kosit, kripës dhe përbërësve të tjerë shndërrohet në një fuqi mbrojtëse për organizmin. Lexoni më poshtë sugjerimet e AgroWeb.org.

Mënyrat e përgatitjes së taratorit

Taratori përgatitet brenda pak minutash. Receta tradicionale është ajo me përbërësit klasikë’ kos, kastraveca, hudhra, kripë dhe vaj ulliri.

Përbërësit

0.5 l Kos

1 Tufe koper

2 Thelpinj hudher

2 Kastraveca

Kripe Piper Vaj ulliri

Përgatitja

Fillimisht do te grijme hudhrat shumë imët, pastaj do të grijmë kastravecat në rende (me ose pa lekure, sipas deshires). Në një enë të madhe fusim kosin dhe shtojmë kastravecin dhe hudhrat e grira dhe i përziejmë. Grijmë imët një tufë të vogël koper dhe e shtojmë te ena me kos. Shtojmë pak kripë, piper të zi dhe vaj ulliri sipas dëshirës. I lemë për afro 15 minuta në frigorifer në mënyrë që shijet e përberësve të bashkohen. E servirim në tasa më të vegjel dhe taratori është gati.

 

 

Author: jehona