Sulmi rus në Ukrainë, Diellza Kolgeci: Kur isha fëmijë nuk e kuptoja nënën përse brengosej për luftërat larg Kosovës tani nuk më zë as gjumi

Ukrainasit u zgjuan sot (e enjte) nga sirenat dhe zhurmat e raketave nga sulmet ajrore ruse.
Në tërë Ukrainën, qytetarët po vrapojnë nëpër bodrume për t’i shfrytëzuar si strehimore nga frika se ndonjë bombë ruse mund të bie mbi ata, pasi presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi trupat të fillojnë pushtimin.

Lidhur me këtë reagimet shqetësuese në internet kanë qenë të shumta, përfshirë këtu edhe fytyrat publike.Një të tillë e ka bërë së fundmi edhe modelja Diellza Kolgeci, e cila thekson se kur ishte fëmijë nuk e kuptonte përse e ëma brengosej për luftërat që ndodhnin jashtë Kosovës.

Ajo tutje thotë se prej se u bë nënë e ka kuptuar më mirë, duke shtuar se mbrëmë nuk e ka zënë as gjumi.

“Shumë kohë më parë, kur isha fëmijë, nuk e kuptoja mamin pse brengosej për luftërat apo gjendjen politike të vendeve që janë larg Kosovës. Tani prej se jam bërë nënë, po e kuptoj shumë mirë, aq mirë sa që mbrëmë as gjumi nuk më ka zënë”, u shpreh Kolgeci.

Perëndimi duhet theksuar ka dënuar ashpër operacionin ushtarak rus mbi Ukrainë, duke e cilësuar si veprim të panevojshëm dhe se është një dëshmi se Putini prej kohësh kishte organizuar pushtimin dhe nuk kishte për synim zgjidhjen diplomatike. /Telegrafi/Asutimes.com.al

Author: admin