Suedia, shteti me shume ishuj, në botë, Finlanda dhe Norvegjia e pasojnë

Vende të ndryshme në mbarë botën, mburren se kanë maksimumin e diçkaje.

  • Kështu Kanadaja krenohet si vendi me më shumë liqene në botë, rreth 879.000 të tillë.
  • Ndërkohë vendi me më shumë pemë është Rusia, ku rreth 45 për qind e territorit është e mbuluar nga pyjet.

 

Por kur flitet për numrin e ishujve, cili vend e kryeson listën? Greqia? Indonezia? Apo Kanadaja, që zotëron Arkipelagun Arktik ?

Në fakt, fituesi me shumë diferencë nga të tjerët është Suedia. Sipas Statista , një kompani gjermane që ofron statistika në shumë fusha, ky vend i Evropës Veriore ka plot 221.800 ishuj, kryesisht të pabanuar.

Në këtë shifër përfshihen edhe ishuj shumë të vegjël, me një sipërfaqe prej vetëm 25 metra katrorë.

  • Në këtë listë, e dyta renditet Finlanda, me rreth 188.000 ishuj
  • Norvegjia, klasifikohet e treta me rreth 55.000 ishuj.

Të tria vendet janë pjesë e rajonit nordik (që përfshin edhe Islandën dhe Danimarkën). Kjolistë ngre një pyetje interesante:Pse kjo pjesë e botës ka kaq shumë ishuj?“Këto vende kanë një të kaluar të veçantë të afërt në aspektin gjeologjik”- thotë për Live Science Karin Siglosh, drejtore e hulumtimeve në Qendrën Kombëtare Franceze për Kërkime Shkencore (CNRS).

 

Author: jehona