Straficka në dy “kohë”

Nga Belul Kryemadhi

Fshati Strafickë gjeografikisht ndodhet në luginën e Tomorricës, afërsisht 35 kilometra nga Çorovoda, në lindje të lumit të Tomorricës, në lartësinë 600 metra mbi nivelin e detit, sipas matjeve topografike ushtarake në vitet 1975.

  • Ky fshat ka një klimë mesatare të butë, ku rriten të gjithë drurët frutorë, dhe bimët e drithërave të bukës, si dhe perimet të, të gjitha llojevet.

Brezi i parë anës lumit është i veshur me pyje me pisha të buta, pakë më lart në fshat ka shumë toka pjellore, vreshari, e drurë frutorë, mbi fshat përsëri është pylli me pisha, natyrale, si dhe ato të kultivuara nga Ndërmarja Pyjore para viteve 1990.

Në këtë fshat prej shum vitesh jetojnë katër fise, me 75 fmilje, e afërsisht me 400 banorë.

1 ) Fisi Kryemadhi, i cili deri në vitet 1990 përbëhej nga rreth 25 familje.

2 ) Fisi Qemalaj, të cilët ishin deri në 16 familje.

3 ) Fisi Kajo, i cili përbëhej deri në 14 familje.

4 ) Fisi Çoro i cili ishte më i vogli deri në 10 familje.

Duke mos llogaritur disa familje të larguara para viteve 1990, të cilat po të jetonin edhe ato në fshat, do të kalonin edhe numërin 80 familje në total.

  • Nga viti 1970, e deri në vitin 1990 ky fshat mori një zhvillim mjaft të dukshëm, ku u ndërtua rruga automobilistike për të hyrë në fshat, ku tokat u pluguan me traktor, bimët u mbollën me makineri, e u korrën, me autokimbajnë, kështu që fshati Strafickë në total arriti të prodhonte deri në 2,000 kujtal grurë. U ndërtuanë shkolla, kopshte e çerdhe për fëmijë, dyqani industrial, furrë buke, etj. U ndërtua ujsiellësi me një gjatësi 6 kilometra nga mali, e deri në fshat për furnizimin e banorëve me ujë të pijshëm.

Po ç ndodhi pas viteve 1990… ?

Pas ndryshimit të sistemit qeverisës, shumë familje u larguan për të jetuar nëpër qytete të ndryshme të vendit, kurse djemt u larguan për të punuar jashtë Shqipërie, për një jetë më të mirë.

  • Fshati u rrënua dukshëm. Tokat bujqësore u ndanë sipas ligjit 7501, objektet sociale u shkatërruanë nga vetë banorët e fshatit. Shtëpitë e lëna bosh u shëmbën, gjithçka dukej aspak e këndëshme.

Kështu që ky fshat nga rreth 75 familje që jetonin para viteve 1990, u zvogëlua deri në 10 familje që jetojnë sot në vitet 2023.

Disa familje vërshuan nëpër qytete, disa blenë shtëpi, e disa i ndërtuan vetë, të tjerët morën me qera, por disa individ nuk gjetën dot punën e përshtatëshme, për të punuar, dhe përsëri pas disa vitesh u rikthyen për të rindërtuar shtëpitë e lëna në fshat. Disa punojnë gjatë stinës të verës, e në vjeshtë kthehen në qytet, kurse disa jetojnë përgjithmon në vëndin dhe trojet e gjysh – stërgjyshërve në këtë fshat.

Shumë familje pas vitit 1990 emigruan nëpër Euvopë, si në Greqi, Itali, Angli, etj.

Mua më bëhet qefi kur shoh që fshati jonë po rindërtohet. Më vjen keq, dhe nuk dëshiroj që fshati jonë i dikurshëm plot gjallëri, të trasformohet, e të humbas nga historia, e për këtë arsye unë shkruaj shpesh herë për fshatin. Për prejardhjen e banorëve të hershëm, për ata pas viteve 1900, – deri në vitet 1940, për kohën e Komunizmit deri në vitet 1990, dhe deri në ditët e sotme në vitin 2023.

Ju uroj shëndet, dhe jet të lumtur të gjithë banorëve që jetojnë në fshat, le të mundohen ta mbajnë gjallë jetën atje, që të mos braktiset përfundimisht, megjithëse jetojnë në kushte mjaftë të vështira, pa asnjë ndihmë nga të gjitha qeveritë !

 

 

Author: jehona