SPAK vendos në sekuestro preventive bazën detare në Sarandë. Vendimi lidhet me denoncimin e Artur Meçollarit për privatizimin e pronave të ushtrisë dhe është marrë një vendim i tillë për të mos lejuar tjetërsimin e pronës.
- Për këtë çështje ish shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, aktualisht deputet i PS-së, Bardhyl Kollçaku është paraqitur në SPAK dhe është marrë në pyetje bashkë me Artur Meçollarin, denoncuesin e tij.
Ish zëvendës shefi i forcave detare, ka akuzuar në mars të 2021 të gjithë zyrtarët e lartë, përfshirë edhe ish ministren e Mbrojtjes aso kohe, Olta Xhaçka dhe Presidentin Begaj përpos Kollçakut.