Pas tërmeteve të së hënës që tronditën Turqinë dhe Sirinë shumë qytetarë në mbarë botën janë solidarizuar me banorët e prekur.
I tillë është edhe rasti i një qytetari nga Ajzberbaxhani, të quajtur Server Basirli.
- Fotoja e tij me një makinë të kuqe të markës “Lada”, të ngarkuar me ç’të mundet si jorganë, batanije, e nisur drejt Turqisë është duke bërë xhiron e botës.
Në një intervistë për mediat e huaja ai tha: Janë gjithçka kisha në shtëpi. Vëllezërve tanë u duhen më shumë se mua në këto momente. Kështu që boshatisa shtëpinë dhe po ua dërgoj. Shpresoj që t’u hyjnë në punë edhe pse janë përdorur shumë.