Silvana (Kapxhiu) Dyrmishi / Nuk humbet fjala

POEZI    Vajza per babane

Mbi librin tënd ende pa botuar,

Me dorën tënde vure një shënim,

Që veç unë e kam lexuar

I shtrenjti baba e shoku im !

Përse më linde miku im,

E kush ta mbushi mendjen, kush ! ?

Që unë këtu bëj pushim,

Me dorë mos më prek askush ! ?

Por ti gabim pate menduar,

Se fjalët nga mendja I nxore,

I shkruajte bukur e me guxim,

Ashtu siç shkruante pena jote !

Thesare mban toka në shekuj,

I ruan në gjirin e saj të ngrohtë,

Dhe thesaret që ti ke shkruar,

Ne për ty do t’I botojmë.

Sa shumë janë dridhur nga pena jote,

Siç dridhet çdo e keqe nga drejtësia,

Por shumë kanë qeshur dhe uruar,

Për humorin që u ke dhuruar.

“Fjala e hedhur në ajër s’ka vlerë”

Shpesh kur flisnim bashkë, më thoje

Por ti fjalët I derdhe në shkronjë,

E pavdekëshme mbeti fjala jote..

 

 

Author: jehona