Si të reduktoni ankthin në mënyrë natyrale?

Përveç mjekimeve, ka mënyra natyrale për të reduktuar ankthin. Disa fillojnë të punojnë menjëherë, dhe disa kërkojnë kohë.

Çajrat

  • Kamomili mund të ndihmojë në relaksim, mund të pini një filxhan çaj ose të merrni suplemente. Pacientët me ankth që pinë suplemente kamomil për tetë javë përjetuan një rënie të ndjeshme të ankthit, raporton Health.com.

Balsami i limonit është një tjetër barishte e shkëlqyer për reduktimin e stresit dhe ankthit. Sipas hulumtimit, pjesëmarrësit që konsumuan ekstrakt të balsamit të limonit (600 mg) ishin më të qetë.

  • Dihet se livanda ka një efekt qetësues. Pirja e çajit si dhe nuhatja e vajit të livandës redukton stresin dhe ankthin.

Joga

Praktikimi i jogës mund të jetë efektiv kundër ankthit sepse qetëson mendjen dhe trupin.

Një shëtitje në natyrë

Një shëtitje në pyll për të paktën njëzet minuta, siç tregohet nga kërkimet japoneze, ul nivelin e hormoneve të stresit.

Mbajtja e frymës

E ashtuquajtura frymëmarrje joga 4-7-8, sipas ekspertëve, është shumë efektive për reduktimin e stresit dhe ankthit.

Nxirrni frymën përmes gojës dhe thithni përmes gojës deri në numërimin katër. Mbajeni frymën për të numëruar shtatë dhe më pas nxirreni ngadalë përmes gojës për të numëruar tetë. Përsëriteni të paktën dy herë në ditë.

Mëngjesi i rregullt

Shumica e njerëzve me ankth e anashkalojnë mëngjesin. Ekspertët këshillojnë që ditën ta nisni me ushqime të shëndetshme si vezët që përmbajnë proteina, por që janë edhe burim natyral i kolinës.

Author: jehona