Si të përgatisni një kurth të thjeshtë per mizat

Për ta bërë këtë, merrni një shishe plastike. Prisni pjesën e sipërme dhe hidhni në shishe disa copa mollë shumë të pjekur të prerë në kubikë, gjysmë litër uthull.

  • Shtoni gjithashtu disa pika sapun enësh, i cili do të bëjë që mizat të “zhyten” në përzierje. Më pas, fusni pjesën e sipërme të shishes, me kokë poshtë, në pjesën tjetër të shishes.

Do të jetë e lehtë për mizat të futen në shishe, por shumë e vështirë të dalin jashtë. Vendoseni kurthin e mizave në një vend shumë të zënë në shtëpi, siç është kuzhina. Mund ta zëvendësoni mollën me mjaltë.

Pergatiti per “JEHONA.Info”

Rubin KRISTO

Author: jehona