Për të hequr në mënyrë efektive pesticidet nga qershitë, ekzistojnë disa metoda natyrale
- 1-Uthull e bardhë: Përzieni një pjesë uthull të bardhë me tre pjesë ujë dhe futini qershitë në tretësirë për rreth 20 deri në 30 minuta.Pastaj shplaini me uje te bollshem.
2-Sode buke: Shtoni 1 lugë gjelle sodë buke në një litër ujë dhe zhytni qershitë në tretësirë për disa minuta;
- 3- Lëng limoni: Shtrydhni lëngun e një limoni të freskët dhe holloni në ujë. Zhytini qershitë në përzierje për disa minuta, më pas shpëlajini me ujë të rrjedhshëm;
4-Kripë deti. Përgatitni një përzierje të kripës së detit dhe ujit (një filxhan ujë për çdo dy lugë çaji). Hidhni qershitë në ujë me kripë për të paktën 15-20 minuta para konsumimit. Kjo vlen dhe per frutat dhe zarzavatet.
Gjithesesi keto metoda nuk janë të mjaftueshme për të eliminuar plotësisht pesticidet, por ato mund të reduktojnë ndjeshëm sasinë e pranishme në sipërfaqen e qershive.
Pergatiti per “JEHONA.Info”
Rubin KRISTO