Pirja e verës së kuqe gjatë një darke ose drekë me familjen ose miqtë është mjaft e zakonshme. Megjithatë, mund të ndodhë që me disa pika të bien dhe të lyejmë rrobat. Por ky nuk është dëm i pariparueshëm, pasi ka disa mënyra për të vepruar shpejt.
1 – Uthull të bardhë dhe detergjent .
Lagni njollën ne fustan me pak uthull të bardhë duke përfituar nga fuqia zbardhuese, më pas vendosni pak detergjent dhe lëreni të veprojë për disa minuta, në fund lajeni me ujë.
2 – Kripë dhe fshesë me korrent
Nëse vera bie dhe ndot qilima dhe mbulesa tavoline, mund ta përdorni këtë metodë. Me ndihmën e letrës absorbuese thajeni të gjithë lëngun e pranishëm në sipërfaqe dhe më pas hidhni një sasi të madhe kripë duke e mbuluar plotësisht njollën. Lëreni kripën të veprojë për gjysmë ore dhe pastroni me fshesë me korrent.
3 – Qumështi
Metoda e fundit ka të bëjë me përdorimin e qumështit. Përdoreni atë për të pastruar ato njollat e verës që tani janë tharë. Ngrohni pak qumësht dhe hidheni në një enë, ku më pas do ta vendosni roben e prekur. Lëreni të njomet gjatë natës dhe më pas lajeni normalisht.