Poezi
Si të gjithë,hedh vështrimin (rreth e qark nëpër SHQIPËRI)
Dhe s’e mbaj dot vlerësimin (për të qarë me oi)
Kam parë dreqin të bëjë shenjtin, në pushtet zë bën moral
Këto gjëra po më enjtin dhe jam fryrë,jam bërë dangall.
…
Pashë të mençmit të urdhërohet nga dikush që nuk ka mend
Të pandershmin që betohet, nuk është djall, por është shenjt!
Pushtetarë që sheshit vjedhin dhe nuk ngopen si mamuth
Për drejtësi hiç nuk pyesin dhe nuk kanë fare turp.
…
Pashë poetë që e lanë muzën,një vesh shurdh e një sy qorr
Me pushtetin mbushin”mullzën” dhe janë kthyer në puthadorë.
Pashë shpellarë që kanë vënë brirë;kapërdisur mbi karrike
Ha e pi si qelepir,si në kohërat arkaike.
…
Pashë të varfër plot që vuajnë dhe të mençëm që lënë mendtë
Pushtetarët çdo gjë përlajnë,për moral,zënë bëjnë kuvend.
Pashë që ngrehin grataçele,se paratë i kanë me thasë
Unë që s’ha prej “asaj gjelle”,po ngre zërin dhe bërtas!
…
Po bërtas në vesh të shurdhit (vet flas e vet dëgjoj)
I prish qejfin ti,mamuthit (do të tresë plumbin në gojë)
Ortakëri ka me pushtetin, ortakëri dhe në gjykatë
-Pse zotëri po bën kiametin, dil aty e më jep një fakt!!!
…
E ku ishe?Asgjëkundi. Kush ia varë një të drejti?
Je,me fat, në s’të vjen fundi(se ta di adresën”dreqi”)
Pak nga pak më ikën mendja, kur shikoj SHQIPËRINË!
Ka kaq kohë kështu është gjendja,kush e çoi në vidhimë?
Tirane 2006