Para se të dilte nga shtëpia e “Big Brother VIP” të premten, PM na dhuroi të gjithve emocione dhe të qeshura me takimin që realizoi me babain e Sarah.
Si babai i blogeres, ashtu edhe Pajtimi u treguan shumë të gatshëm për tu takuar, teksa DJ i dhuroi edhe një shishe verë “vjehrrit”.
Ditën e sotme Pajtimi ka takuar edhe motrën e Sarah, Ditean, pasi të dy ishin të ftuar në “Fan Club”. Në fakt ata janë takuar një ditë më parë në Tiranë, ndërsa kanë biseduar për marrëdhënien mes Pajtimit dhe Sarës.
“Pas babait tani takove edhe motrën e Sarah dhe ki kujdes se duket se gjërat janë bërë serioze dhe familjare tani.”- ishin komentet në studio teksa edhe PM ra dakord me ta.
Ai tha se do e vazhdojnë lidhjen edhe jashtë dhe se ndihet mirë që pjesëmarraj e tij në ‘Big Brother’ lidhet me emrin e Sarah.
Ditea tregoi gjithashtu se babai i Sarah kishte patur përshtypje të mira nga takimi me PM dhe se e ka pëlqyer atë. Natën e spektaklit të së premtes, në shtëpi hyri babai i Sarah, që takoi jo vetëm të bijën, por edhe Pajtimin.