Shqiptarët i thurrin këngë Zelenskyy-t! “Trim Luan i Ukrainës, Frymëzim do jesh perherë, Nënat s’ lindin shpesh Luanë

Volodymyr Zelenskyy është personazhi i momentit në gjithë botën për shkak të situatës që po ndodh mes Ukrainës dhe Rusisë.

Presidenti i Ukrainës i ka bërë të gjithë për vete dhe ka fituar shumë dashamirës me qëndrimin e tij dhe reagimin ndaj Rusisë.

Nëse para 1 marsit pak kush e njihte në botë që ishte president i Ukrainës, sot nuk ka njeri që të mos ta njohë, madje shumë dhe e admirojnë.

Zelenskyy ka krijuar një lloj simpatie edhe te shqiptarët. Duke ditur që politikanët tanë këto 30 vite pas rënies së komunizmit vetëm na kanë zhgënjyer,

kjo bën që kur sheh raste dhe shembuj si Zelenskyy, fillon e admiron dhe e pëlqen menjëherë dhe do doje që të ishte lideri i vendit tuaj.

Simpatia e shqiptarëve për Zelenskyy-n shkon deri aty sa i kanë thurrur edhe disa vargje kënge, që mund t’i lexoni më poshtë.

LUANI I UKRAINËS🦁

Hej Luan i Ukrainës!
Je bajrak hero i rrallë💪
të lanë të vetëm,
me bishën ruse përballë!

S’tu drodh syri s’tu dridh zemra,

më këmbë ngrite këtë botë!
Liria nuk kërkon “emra”,
por Luanë e zemërfortë🤝

Të jeshë trim hero si ti,
që s’të tremb frika e bishës!
Ti do të sjellë liri🙏
se ti je kunder frikës

Je Luan,trim, hero,
toka s’pjell vec zvarranikë.
Je legjendë që gjithmonë rron,
ti je djell që lëshon dritë.🌞

Ta kuptojë bota mjerane,
ç’ bën një zemër që s’ka frikë.
L*f ta s do bisha vigane,
të a*m a tosur gjer në grykë.

Egjithë bota sot të cmojmë,

je hero i njerëzimit.
Zemra jote është më e madhe,
se sa *r*ët e Putinit.

Trim Luan i Ukrainës!🦁
Frymëzim do jesh perherë!
Nënat s’ lindin shpesh Luanë,
Ju lindni rrallë ndonjeherë./asutimes.com

Author: admin