“SHOTA” e POEZISE EPIKE

Shkrimtarja, poetja dhe autorja e dhjetra këngëve të trevës së veriut, Miranda Troci Derti ka lindur dhe jeton në Dibër, në vitin 1972.

Është një nga aktivistet shquara të çështjes kombëtare si brenda ashtu edhe jashtë trojeve etnike. Është autorja e dhjetra teksteve të këngëve të autorëve të njohur

Ka shkruajtur këto libra:

“Enciklopedi me poezi”
“Reçi krenaria e nëntë maleve të Dibrës”
“Troci në pushkë e penë”
“Toka që m’dha emēr”
“Zëri i vendlindjes”

DASHURI TĒ KAM VEÇ TY

Dashni të kam veç ty
Duhet zemra me u ba gurë
Plas me zemër e shif me sy
E jotja s’u bana kurrë…

Pse kaq gjat ma ke vonu
S’di qysh zemra ka duru
Me mu falë as dhe nji natë
Të baj sevda e të kem nafakë

Vëne dorën në kraharor
Pyte zemrën si të përgjigjet
Ajo rrahjet nis shpejton
E prej dashnisë po digjet

Preke zemrën fol me gojë
Aty janë të dyja bashkë
Rriten zemër brenda zemrës
Psherëtijnë e digjen flakë

Si vullkani që vlon llava
Loti nxehtë shkon në aortë
Si ska natë që në lotë u lava
Se dashninë e kam të fortë

U dasht’ vetëm nji minutë
Ty me t’thanë fjalën të dua
Si su gjet’ kohë për mu
Veç nji natë me flejt me mua

Ndaje mëndjen më ban derman
Se kaq gjat mu vonu kjo gja
Nji përgjigje me ma dhan
A me vdek a me shku
Për at Zot s’di qysh me ba

Besë e fjalë ma fort se burrë
Veç e jotja ose në dhe
Je i imi s’të lëshoj kurrē
Për ty vdeksha hyfsha në dhe…

EPILOG EZOPËSH

O Shqipe mantelbardhè e shekujve,
Në shtratin e ezopëve mos u dergj,
Nē zhabēn e pangopur të lugetērve…,
Thithur shpirtrash kohësh veç heq….!

Mos vuaj nga ezopēt nëpër stinët që venë e vijnē,
Të vjelin shpirtin deri në eshtra dhe ashtë,
Sklerosurish që të shtrydhën dhe gjinjtë,
Barkderrësh dhjamosur, damkosur nē ballë.

Në eshtrat e të të mjerëve thithur palcësh edhe kocka u tha !
Tul krimbash në të padhimbshmben qelb erë.
Shërohu mantelbardhë nga viruset që koha ti la.
Lojërat e ezopëve mbi eshtrat tua s’ndalojnë asnjiherë.

Në rrjetën e të pashpirtēve rēnë motesh,
Dergjur lëkurë reshkur bërë hi !
Guackësh të të pabesësh e kobesh,
Mbi ty thithën e kurrë të pangijë.

Fyt’ tharëve vorfnjorë shpirti kurrë palagur !
Plasaritur buzësh eshkë të pangrënë,
Sofra ezopēsh dhjamosur si mbajnë këmbët,
Shtretërve florinjtë në llavën e tmerrit aty zënë…

Dilëm n’pritē Luma e Baritit — Pa korrektuar

Pyet Korabi renë e bardhē.
Ku e kam Gjalicën motër.
Çoj selam se du me ardhë.
Si dikur të rrimë bashkë në sofër..

Vij nga oda e kastriotit.
Nga nëntë malet veshë në kreni.
Dil moj Luma e barotit.
Lotë e gëzim ti ndaj me ty..

Hajde vlla ardhsh i bardhë.
Vishu në tirq e xhamadan
Thirrë nahijen Reç e Dardhë .
Të pres motra nē Kolesjan..

Rreth të oxhakut krye vendit..
Hije të ka fjala në mexhelis..
Pleqënisë mirē ty ia din rendin .
Sta nxin koha tē bardhin plis..

Porsi shqipja me dy krena..
Siç janë lidhë dy drinat bashkē..
Motër e vlla gjithmonë do të jena..
Ilirë jena në gjak e n.ashtē..

Author: jehona