Shiu dhe dëbora kanë ‘pushtuar’ vendin, meteorologia zbulon kur do të rikthehet pranvera

Kjo javë do të jetë më e mirë se java që lamë pas. Do të ketë reshje, por do të jenë të pakta. Nuk përjashtohet mundësia për reshje dëbore gjatë kësaj jave, por do të jenë sasi të pakta.

Sot java ka nisur me mot të kthjellët, por nuk do të vazhdojë kështu, pasi sot pasdite reshjet do të jenë prezente, kryesisht në zonat lindore dhe më pak në qendër.

Temperaturat kanë shënuar një tjetër rënie mëngjesin e sotëm, krahasuar me fundjavën. Termometri ka zbritur minimumi në -1 gradë dhe maksimumi nuk ngjitet më shumë se 14 gradë.

Era nuk është se do të jetë problematike, do të jetë të paktën gjatë ditës së sotme, por edhe deri nga mesi i javës mesatare dhe jo e fortë ashu sikundër kemi përjetuar javën e shkuar.

Edhe dita e martë mbetet kryesisht me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Nuk përjashtohet mundësia e reshjeve të pakta të dëborës të izoluara kryesisht në verilindje të vendit.

E mërkura sjell kthjellime dhe na kujton se jemi në pranverë, më së shumti në territor ku ngrihen edhe temperaturat deri në 19 gradë celcius. Por dita e enjte rikthen prezencën e reshjeve thuajse në të gjithë Shqipërinë, por kryesisht në veri dhe në zonat qendrore.

Përsa i përket temperaturave, edhe ditën e nesërme mëngjesi do të mbetet i freskët, megjithëse kemi një rritje të lehtë të vlerave termike, por nga mesdita dhe në vijim kemi rritje të ndjeshme të temperaturave, njofton meteorologia Tanja Porja.

Pra rriten edhe gjatë orëve të mëngjesit, por kryesisht në mesditë. Përjashtuar mesditën e së enjtes e cila do të sjellë vranësira shumë herë gjatë 24 orësisht dhe prezencë të reshjeve të shiut, ku zbret sërish maksimumi në 16 nga 19, që do të jetë ditën e mërkurë./Shqiperiaime.com.al

Author: admin