Seriali komik “Shërbëtori i Popullit”, në të cilin ka luajtur presidenti ukrainas ka arritur kulmin e interesit për një gamë të rrjeteve globale që kanë nisur të blejnë të drejtat e transmetimit të tij.
Ish-aktori dhe komediani Volodymyr Zelensky, luajti rolin e Vasiliy Petrovich Goloborodko, një mësues i shkollës së mesme, i shtyrë drejt presidencës pasi videoja e një studenti ku ai denonconte korrupsionin në Ukrainë u bë virale.
Goloborodko nga një mësuese i thjeshtë, nisi të drejtojë vendin duke shmangur përfitimet e të qenit lider dhe duke e mbajtur jetën e tij në ritmet e normales.
Në atë kohë, filmi u bë hit në Ukrainë, ku u shfaq për tre sezone radhazi. Por tani që Zelensky u bë fytyra e kombit teksa u reziston sulmeve ruse, ky serial po arrin kulmin e suksesit.
Nicola Soderlund, partneri menaxhues i studios krijuese, ka zbuluar se shitjet janë rritur në mënyrë të shpejtë në ditët e fundit. Ai e ka cilësuar interesin për këtë serial si “të jashtëzakonshëm”.
“Është një serial mjaft i vjetër, por duke pasur parasysh rrethanat, është bërë shumë, shumë, shumë interesante për të gjithë”, ka thënë ai.
Seriali pritet të transmetohet të dielën nga Channel 4 në Mbretërinë e Bashkuar. Gjithashtu nuk do të mungojnë transmetimet nga rrjete të ndryshme televizive në shtete të tjera si, Greqi, Rumani, Bullgari, Moldavi, Estoni, Francë apo Finlandë.
Ndërkohë kujtojmë se Volodymyr Zelensky ka marrë vëmendjen e shumë njerëzve nga mbarë bota që nuk e njihnin para sulmit të Rusisë. Duke dashur të mësojnë më shumë për të kaluren e tij si pjesë e botës së spektaklit, njerëzit i janë futur kërkimit në internet.
Njënga gjërat që kanë zbuluar rreth eksperiencave të tij të mëparshme është edhe pjesëmarrja e tij në sezonin e parë të “Dancing with the Stars” të Ukrainës. Kreu i shtetit ukrainas mes të tjerash është edhe një kërcimtar shumë i mirë pasi ka fituar vendin e parë në këtë kompeticion.