Sheiku bën ‘çmendurinë’ e radhës, ja çfarë ka ndërtuar (FOTO)

Një Sheik i apasionuar pas makinave ka ndërtuar një makinë të pazakontë. Makina është një Hummer H1, më e madhja në botë me një lartësi prej 6 metrasg dhe me 2 kate brenda.

Automjeti i jashtëzakonshëm, i porositur nga Sheikh Hamad Bin Hamdan Al Nahyan, krenohet me shkallët, një tualet dhe madje edhe një hapësirë ??për mysafirë dhe që është plotësisht e lëvizshme. Makina e cila do qendrojë në Muzeun e tij Historik Sharjah Off Road në Emiratet e Bashkuara Arabe, është 14 metra i gjatë, 6 metra i gjerë dhe është 6.6 metra i lartë.

Sheikhu, një miliarder i familjes mbretërore të Emirateve, mban rekordin botëror të Guinness për koleksionin më të madh të automjeteve 4×4 me 718 modele. Hummeri gjigant H1 është i ndërtuar sipas modelit të blindës ushtarake amerikane LARC-LX , mjeti ka katër motorë, një për secilën rrotë.

Makina ka një shpejtësi maksimale prej 32 km/h dhe në brendësi ka dy kate. Kati i parë ka shkallë, një tualet dhe një lavaman, ndërsa i dyti ka një vend privat ku priten dhe argëtohen mysafirët dhe miqtë e shtëpisë me një pamje 360 ??gradë./Shqiperiaime.com.al

 

Author: admin