Qyteti i Nju Jorkut mbylli plazhin e tij popullor Rockaway të martën, pasi një grua 50-vjeçare u kafshua nga një peshkaqen të hënën në mbrëmje. Sipas zyrtarëve, gruaja ishte duke notuar pranë Beach 59th Street, kur një peshkaqen e kafshoi në këmbë.
- Rojet e shpëtimit e nxorën gruan nga uji dhe i dhanë ndihmën e parë para se të dërgohej në spital, raporton BBC.
Zyrtarët thanë se ajo është në gjendje kritike, por të qëndrueshme, me një çarje të thellë në kofshë.
Incidenti shënon kafshimin e parë të konfirmuar të peshkaqenit në plazhin Rockaëay, tha departamenti i parqeve.
“Ne shpresojmë për një shërim të plotë. Megjithëse kjo ishte një ngjarje e frikshme, ne duam t’u kujtojmë njujorkezëve se kafshimet e peshkaqenëve në Rockaëay janë jashtëzakonisht të rralla”, tha departamenti i parqeve në një deklaratë.
Pas kafshimit të peshkaqenit të hënën, helikopterët kontrolluan ujërat për peshkaqenë, por nuk gjetën asnjë. Zjarrfikësit dhe departamentet e policisë së Nju Jorkut do të vazhdojnë të kërkojnë ujërat dhe plazhi do të mbetet i mbyllur si për surfistët ashtu edhe për notarët të martën.