Aprovohet për herë të parë në SHBA shitja e mishit sintetik. Janë dy kompani kaliforniane, të cilat kanë fituar të drejtën nga Departamenti i Agrikulturës për prodhimin dhe shitjen e mishit të pulës të kultivuar e rritur në laborator.
- Sipas prodhuesve, ky lloj ushqimi do të rritet nga multiplikimi i qelizave muskulare të kafshëve, dhe do të jetë njësoj i shëndetshëm, me vlerat nutriente dhe shijen sikurse mishi natyral.
Ndryshimi i vetëm sipas tyre është që nuk do të vriten kafshë për të konsumuar mishin e tyre, dhe natyrisht eliminohet plotësisht përdorimi i antibiotikëve, pasi laboratorët janë plotësisht të sterilizuar. Pra evitohen dy impakte mjaft negative në kuadër të mbrojtjes mjedisore dhe njerëzore.
- Mishi, burim i proteinave më të konsumuara në botë dhe prodhimi i tij në nivel global është një ndër sektorët me impaktin me të madh ambiental. Sipas një raporti të vitit 2020 mbi 38 mijë ferma në 119 vende të ndryshme, rezulton se ky sektor prodhojnë nga 10-50 herë më shumë gaz serra në krahasim me produktet bujqësore, duke patur parasysh që përllogaritet cclirimi i 60 kg gaz serra nga prodhimi i 1 kg mish vici.
Megjithatë, vlen të theksohet se, sektori i prodhimit të mishit sintetik është ende në lindje dhe ekzistojnë pak laboratore, por nëse do të përhapej gjerësisht, nuk mund të përllogaritet impakti që mund të ketë ky sektor në aspektin mjedisor.