Xherdan Shaqiri ishte pjesë e Zvicrës në dy ndeshjet e muajit qershor në kuadër të kualifikueseve për Euro 2024.
Sulmuesi ishte titullar për helvetët në ndeshjet me Andorrën dhe Rumaninë madje duke dhuruar edhe dy asiste.
Ndërkohë, pas grumbullimit me Zvicrën bëri mjaft përshtypje fakti se Shaqiri zgjodhi të udhëtonte me tren drejt shtëpisë së tij.
31-vjeçari nuk u kthye me mjetin personal apo me skuadrën dhe preferoi një mënyrë më të veçantë ndërsa në stacion sigurisht nuk mundi të shmangte fansat të cilët përftuan për të bërë foto me lojtarin që tashmë aktivizohet në Amerikë me Chicago Fire.