Sfida e re e kërcimit e Jennifer Lopez ‘shkund’ Instagramin

Java e kaluar ishte plot me detyrime për Jennifer Lopez.

Ajo festoi ditëlindjen e nënës së saj, lansoi paraprakisht linjën e re të kozmetikës që mban firmën e saj, u fotografua në emër të një marke të famshme dhe shumë më tepër.

Sidoqoftë, ylli gjeti pak kohë për të “shkundur” ujërat e Instagram, duke krijuar një sfidë të re vallëzimi, e cila u bë virale.

Në videon që ajo postoi, Jennifer Lopez duket se po kërcën në kopshtin e shtëpisë së saj sapo u zgjua.

Ajo thjesht mban pizhame dhe nuk ka asnjë grim, ndërsa flokët i ka mbledhur lart.

‘Challenge i mëngjesit sapo startoi’ shkruan ajo krahas videos së publikuar. Mezi po pres të shoh kërcimin tuaj! shkruan Lopez krahas videos.

Sfida e videos deri më tani ka grumbulluar më shumë se 9.3 milion shikime.

https://www.instagram.com/p/CIuIKqwpre5/?utm_source=ig_embed

Author: admin