Është vetëm 17 vjeçe dhe përpos se është një nxënëse ekselente jo vetëm e gjimnazit “Themistokli Gërmenji”, por edhe e Qarkut të Korçës, kultura dhe talenti e bënë të tillë edhe në të pikturuar.
- Për gjimnazisten korçare piktura është një pasion jo i “detyruar”, apo i nxitur nga ndonjë shtysë prindërore, por një talent natyral. Rruga e pikturës për korçaren minore ka qenë latente përtej fasadave.
U desh Konkursi Kombëtar i para disa ditëve që pikturat dhe talenti i saj të tërhiqnin vëmendjen e artistëve të pikturës. Senida me pikturat e saj pasi kanë “sfiluar” përballë 600 punimeve të piktorëve nga e gjithë Shqipëria, ka fituar statusin e fituesit dhe tashmë pikturat e saj kërkojnë “medaljen” e talentit dhe të meritueshmërisë. Edhe pse një vajzë e thjeshtë dhe modeste tashmë ajo nuk është vetëm vajza ekselente e mësimeve, por edhe një piktore e afirmuar.
- Është kjo arsyeja që përtej ndonjë “konflikti”, media jonë në mënyrë fare rastësore ka mundur të “zbulojë” një talent që kërkon vëmendje.
Proçedurat e konkurimit për 30 fituesit e konkurimit janë të tilla që fituesi përzgjidhet nga publiku në mënyrë on line…Redaksia jonë është e befasuar dhe përtej disiplinës redaksionale jemi “detyruar” të dalim jashtë këtij rregulli duke e votuar në unanimitet këtë talent.
Suksese Senida…
Jehona.Info