Selenicë/ Babai gjen të varur në banesë vajzën

Një 47-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj në Selenicë të Vlorës.

Ka qenë pikërisht babai i saj ai që ka gjetur rreth orës 06:20 të varur shtetasen me inicialet A.H., e cila dyshohet t’i ketë dhënë fund jetës.

“Më datë 15.05.2022, rreth orës 06:20, në fshatin Selenicë, brenda në banesë, është gjetur nga babai i saj, e vetëvarur shtetasja A. H., 47 vjeçe.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Syri.net

Author: jehona