Nga Vladimir Duraj
Për arsye të kohës së largët dhe promovimit lokal, fenomenin po e ilistroj me atë të Armando Sadikut, Gert Mylerit apo Rim Kovaçi
Në minutën e 70 futet në lojë Armando Sadiku dhe në të 79-ën shënon gol për Legian e Varshavës në Champions League.
Kam parasysh golat që i shënoj Izraelit, por edhe golat e tjerë të tij me kombetarën, ku vlen të veçohet ai kundër Maqedonisë në Shkodër dhe ai kundër Rumanisë në “Europianin 2016” në Francë.
-
Dhe tek të gjithë, përfshi edhe ate të djeshmin me Legian, të krijohet përshtypja se Sadiku i shënon golat me ndihmën e zotit ose me saktë, si i përzgjedhur i këtij të fundit në këtë funksion…!
Tipologjia “Sadiku” ndeshet hera herës dhe në vende e skuadra të veçanta. Kjo tipologji duket sikur nuk është në fushë për 89 minuta e megjithatë, trajner e tifoze nuk idhnohen me ta.
Minuta e 90 është e mjaftueshme që ata të shënojnë atehere kur askush se pret.
– Me Mylerin unë e filloj lojën me avantazhin 1 – 0 – u tha Helmut Shen kritikëve që i kërkonin që të mos e aktivizonte nga që nuk dukej shumë në fushë.
Dhe ashtu ishte metaman, Myleri shënonte gol me patjeter dhe atëhere kur se priste kush…!
Naftetari im ka pasur Sandër Koçin të tipologjisë “Sadiku”.
Edhe ai do ta gjente mundësine, kohën dhe vendndodhjen e duhur për të zgjatur këmbën a kokën e për të shtyre topin për në rrjetë! Sandri kishte dhe linte zemrën në fushë dhe me anë të saj ai mbulonte defiçitet në karakteristika të tjera të një futbollisti elite.
Nuk mund të krahasohej Sander Koci me madhështine e Lad Skuros në shumë aspekte futbollistike, por tek goli më shpesh dilte Sandri.
Ndaj edhe unë e shumë si une i njohim Sandrit epitetin “njeriu gol”.
Nuk mund të lë pa përmendur edhe “Sadikun” e vëllait të madh, “Tomorrit” të Beratit.
Ai quhet Rim Kovaci dhe është fitues i pakontestuar i cmimit “njeriu gol”.
Rimi ishte siguria e “Tomorrit”, e atij “Tomorri” që kishte në përbërje lojtar të mëdhenj në ekip si Kokalaret dhe “Arbërat”…e megjithatë Rimi ishte “goli”…!