Nga Pëllumb Gjoka
Saliu lindi më 13 Nëntor 1911. Ishte vetëm 3 vjec kur “greku i parë” i vrau xhaxhanë, Maliqin në moshen 26 vjeçare dhe që nuk kish mbushur vitin që ishte martuar. E tregonte me dhimbje e mallkonte në heshtje hafijet që e kishin kallzuar duke thënë:
–Këtij vendi nuk i kanë munguar spiunët për njëri-tjetrin.
- Saliu ishte i biri i Nexhipit që kishte qenë 6 vjet nizam në Jemen duke lënë në shtepi nusen, Xhevahiren, që e priti. Gazeta “Drita e Sofjes”, e 1 Shkurtit 1906 shkruan në titull të saj : “Kush vete ne Jemen, të marë qefin me vete, se vete e nuk vjen”.
Më tej ajo shkruan se nga Skrapari nga 850 nizam u kthyen vetëm 120, ndermjet tyre edhe Nexhipi i kusherir i Tefikut i gjymtuar . Atje bje në kontakt me kolonjarë dhe shoqerinë që krijuan e ruajten duke u takuar në Teqene e Backës, Ku ai shërbeu si myhyb. Ata e fusin në shoqërine “Dora e zezë për shpëtim”, që drejtohej kundër grekut. Spiunet e kallzuan te “greku i pare” dhe meqë Nexhipi nuk ishte në shtëpi morën Maliqin, të vëllanë. Përsëri hafijet e kallzuan.Kur ai doli fshehrazi nga izolimi dhe vajti të merte armën që kishte fshehur, lajmëruan përsëri grekët, të cilët e vranë në verën e vitit 1914 .
- Urrejtja ndaj të huajve dhe dëshira për ti shërbyer më mirë vendit e nxitën që pas mbarimit të shërbimit ushtarak të qëndrojë në ushtri. Bashkfshatarët e tij që ishin ushtarë tregonin se ai dallohej nga të gjithë për përvetësimin e njohurive ushtarake, për seriozitetin, për fizikun e fortë e zgjuarësinë e miqësinë që zinte me të gjithë në Gëzonte respekt tek të gjithë ushtarë e oficere.
Qëndron në ushtri e specializohet në armën e Kundër- Ajrorit, në Brigadën e Elbasanit. Në çdo qitje dilte i pari. Bije në kontake me idetë e reja që qarkullonin tek oficerët.
- Pushtimin italian e priti jo vetem me indinjatë, por në mënyrë active.U nisën fshehurazi për në Vlorë natën e 6 prillit 1939. Arrijnë në mëngjez tek ura e Mifolit, marrin njoftimin se Italia kish zbarkuar në Vlore…! Mes lotësh u betuan se do luftonin me të gjitha mundësitë kundër pushtuesit. U kthyen në Elbasan, ndërkohë që italianeët pjesmarrësit e rrevoltës i shpërndanë . Saliun e caktuan komandant të baterise k/ ajrore në Lekël të Tepelenes. Në Tetor 1940 kur Italia sulmon Greqinë ai së bashku me mjaft oficer sabotuan sa mundën. Ndërkohë që ushtarët nën besën e tij dezertuan, vetë qëndroi në repart dhe në mëngjez njoftoi komandën për çfar kishte ngjarë. Karabineria e arreston dhe e çojnë në burgun e Beratit.Edhe pse torturohet nuk pohoi asgjë, duke thënë se ushtaret kishin ikur vetë. Pasi nuk e mposhtën dot me torturat e nxjerin nga burgu dhe e caktojnë në Korçë në rojen e financës .
Edhe aty vendos lidhjet me forcat antitaliane. Lidhi shoqëri me majorin
Myftar Butka .Te dy nuk ndaheshin. Ditëve të pazarit takonin pazarxhinjtë skraparas dhe sipas traditës këndonin dhe kthenin ndonje raki…! Dyshohej se kish gisht në atentatin kundër kuestorit nga Ramiz Aranitasi e Ramadan Xhangolli
- Vete Saliu tregonte se ata i udhezova unë dhe vetë u fsheva tek Myftar Butka. I rrezikuar kërkova leje për në shtëpi dhe nuk u ktheva më.
Në fund të Gushtit 1942, formon çeten teritoriale të Gradecit dhe merr pjesë në çlirimin e Corrovodës së bashku me gradecllinjtë e tjerë. Në të gjitha perpjekjet që u bënë për kthimin e italianëve në Corrovodë ai ka qenë pjesmarrës. Kur formohet batalioni teritorial Radesh – Gradec ai zgjidhet zv /komandant .
- Në verën e viti 1943 në familjen e tij ishin edhe forcat e ballit dha ato partizane pa dallim. Ishte Kahraman Ylli e Ramiz Aranitasi nga çlirimtarja, po edhe Muharrem Kapllani e Abaz Ermenji nga Balli. E muhabeti vajti gjymë e dollia, dolli.
U zhgenjye nga vendimet e Mukjes e tyre. Kapitullimi I Italise e çoi bashkë me shumë të tjerë në Berat. Sëmuret dhe operohet nga fshikeza urinare. Edhe pse operacioni nuk I shkoi mirë nuk qëndroi pasiv. Ndihmonte luftën sit ë mundëte… Më pas kthehet në Skrapar. Organizoi popullin në Operacionin e Dimrit, si dhe punoi për nisjen e mjaftë djemve partizan. Kongresi i Përmetit e gradoi aspirant. Mori pjesë në të gjitha luftimet që u bënë në zonën tonë. Në tetor 1944 kaloi efektiv i Br 10 S, bashkë me dy vëllezerit Estrefin e Maliqin. Clirimi i gjeti në Tirane si partizan aktiv. Për aftesitë e tij ushtarake e pjesmarrjen aktive në luftë caktohet kom/ baterise së k / ajrorit në Kaninë të Vlorës me gradën kapiten. Por këtu filluan letrat anonime e pas shpine e atyre që kishin qenë në shtëpi kur ata luftonin. Por me e keqja se nuk të linte njeri të gjeje të vërtetën.
E përjashtuan nga partia dhe e çmobilizuan, duke e dërguare në Gradec aty ku e shpallën kulak pa triskë fronti… Bashke me dy bashkfshatarë të tjerë burgoset një vit në Berat sepse nuk dorëzoi një mullar bar si detyrim takse Saliu tregonte se të burgosurit trajtoheshin si kafshë
- Më 5 Mars 1953 burgoset e torturohet mizorisht ! Dikush kishte kallzuare, se tek lokali i Rike Gurit, kur radio dha lajmin e vdekjes së Stalinit, Saliu kishte hedhur kapelen përpjet nga gëzimi e kish thirrur “Shpëtuam“ Nderhyrja e Rikes bëri që pas 4 ditësh ta nxirrnin, pasi e kishin bërë për spital.
Kurdohere survejohej e kjo bëri që të mbyllej në vetvete. Shumë që e njihnin e çmonin si burrë fisnik . Disa here e kërkoi Ramadan Xhangolli kur ishte sekretar i parë në Berat, por askush nuk e njoftonte. Vetëm rastesisht e takoi në Corrovode tek ura dhe i tha : – Pse ore shoku i vjetër s’ke ardhur të më takosh se të kam lajmëruar ? Saliu duke qeshur ja ktheu : “Nuk vijnë valet e radios në Gradecin tim”, shoku sekretar. Në çdo 5 Shtator do të takohej si mik me Karehman Yllin .
Por jo te gjithe e ruajten shoqerine e vjeter me të. Bëri çdo punë në fshat pa pasur pretendime. Trysnine psikologjike e kalonte me shaka e humor dhe kur ishte vetëm me këngë shprehte dertet që kishte . Kurrë nuk u nda nga miqësia e shoqëria e mirë të cilën e respektonte dhe e çmonte. Shtypja shpirtërore e bëri të vetën ! U sëmur keq nga hipertensioni . Gati 3 vjet nuk punoi . Plot vizita kish në shtëpinë e tij nga miq e shokë nga të gjitha anët që nga Korça, Dëshnica , Berati e plot vende të tjera. Ashtu siç kishte zemrën , ashtu vdiq në një ditë vere të 29 Qershori 1969 i përcjellë nga miqësia e shoqëria me respekt të veçantë, në moshën 58 vjeçare…