Frika për një tentativë për grusht shteti në Rusi është rritur shumë në 24 orët e fundit. Trupat e Wagner kanë sulmuar selinë ushtarake dhe ministrore në qytetin jugor rus të Rostov-on-Don dhe kanë marrë nën kontroll këtë qytet.
- Siç paralajmëroi, udhëheqësi i Wagner ka nisur sulmet për hakmarrje ndaj Putin dhe po përparon drejt Moskës.
Mediat bëjnë të ditur se Prigozhin ka rekrutuar 25,000 mijë trupa.
Në një video të publikuar pak orë më parë, shihet qartë se si forcat e Wagner përparojnë në Shtabin e Komandës së Rostovit, teksa civilët shohin gjithçka.
Prigozhin lëshoi një mesazh të ri rreth orës 7:30 të mëngjesit të së shtunës me orën e Moskës duke thënë se njerëzit e tij janë infiltruar në Komandën e Mbrojtjes Jugore në Rostov-on-Don dhe se fusha ajrore e qytetit ishte nën kontrollin e tij.
Qeveria ruse u ka kërkuar banorëve të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, pasi disa u panë duke vëzhguar atë që po ndodhte, madje edhe teksa filmonin aksionin me telefonat e tyre celularë.
- Prigozhin, i cili dikur ishte një i besuar i Vladimir Putinit përpara se t’i shpallte luftë udhëheqjes ushtarake të Moskës, tha në një video se oficeri i rangut më të lartë në postin komandues ishte arratisur sapo mësoi se forcat Wagner po afroheshin.
“Ne e morëm nën kontroll që avionët sulmues të mos na godasin ne, por ukrainasit. Selia kryesore e qendrës kryesore të kontrollit po funksionon normalisht. Nuk ka probleme. Pra, kur ju thonë se Wagner PMC ndërhyri dhe diçka shkoi keq në pjesën e përparme kjo është e gabuar”, tha Prigozhin.
- Ne keto kushte Presidenti rus Vladimir Putin do t’i drejtohet kombit “së shpejti”, sipas zëdhënësit të Kremlinit Dmitry Peskov, raportoi media shtetërore TASS.
Lajmi vjen pas pretendimeve se grupi mercenar Wagner ka marrë kontrollin ushtarak të një qyteti rus.