Rusi/ Zjarr masiv nga shpërthimi i tubacionit të gazit

Një tubacion gazi ka shpërthyer jashtë Shën Petersburgut në Rusi, duke shkaktuar një zjarr të madh që mund të shihej larg kilometrave të tëra.

  • Sipas Ministrisë ruse të Emergjencave, shpërthimi u shkaktua nga një problem i shfaqur ne tubacion dhe askush nuk u lëndua.

Kjo ngjarje vjen pasi të paktën nëntë persona, përfshirë katër fëmijë, u vranë në një shpërthim gazi në ishullin lindor të Rusisë Sakhalin, më herët sot.

Author: jehona