Trupat ruse që refuzojnë të luftojnë, pra që dezertojnë, nuk i binden urdhrave ose dorëzohen në Ukrainë, tani mund të përballen me 10 vjet burg.
Ligji i ri u nënshkrua nga presidenti rus Vladimir Putin të shtunën. Sipas Sky news ky ligj është miratuar edhe nga dhomat e parlamentit. Më parë, trupat dezertuese ishin përballur me pesë vjet burg.
Ky ligj vjen pas raporteve të publikuara për ushtarë rusë në Ukrainë që refuzojnë të luftojnë – ose ikin nga vendi për të shmangur thirrjen për të luftuar.