Reshjet e dëborës kanë nisur në aksin Dardhë-Boboshticë dhe Bogë-Theth.
Firmat kontraktore ndodhen në terren për të kryer kriposjen e akseve dhe për të shmangur rrëshqitjen e automjeteve.
Temperaturat janë ulur ndjeshëm. Trashësia e borës shkon deri në 5 cm.
Në akse nuk paraqitet asnjë problematikë sa i përket qarkullimit të mjeteve.