Dita e enjte do të jetë në ndikim të një fronti atmosferik i cili do të sjellë në vend vranësira të dendura. Këto do të pasohen nga reshje shiu të cilat në jug e pjesërisht në qendër do të kenë intensitet të ulët.
Në veri e veriperëndim reshjet do të fitojnë intensitet të lartë dhe në formën e shtrëngatave me rrufe dhe breshër. Era do të fryjë e fortë dhe me rrahje nga kuadrati i jugut në të gjithë bregdetin duke sjellë dhe shtim të dallgëzimit të forcës 5 dhe 6 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zona malore 4 deri 12°C;
në zona e ulëta 10 deri 21°C;
në zona bregdetare 11 deri 22° C./shqiperiaime.com.al