Barazimi në Islandë dhe humbja në shtëpi me Izraelin kanë bërë që Kombëtarja të humbasë disa pikë në renditjen e FIFA-s, por gjithsesi pa ndikuar në pozicionin e saj.
Shqipëria mbetet në vendin e 66-të të renditjes botërore, në klasifikimin special të publikuar për muajin qershor. Kuqezinjtë mbeten tre vende poshtë Islandës, e 63-ta, teksa edhe Izraeli mbetet në vendin e 76-të.
Pas angazhimeve në Ligën e Kombeve, Kosova ka fituar një vend, krahasuar me një muaj më parë.
Dardanët tashmë pozicionohen të 106-ët në botë. Në krye të renditjes së FIFA-s qëndron Brazili, i ndjekur nga Belgjika dhe Argjentina, teksa Gjermania ka dalë nga Top 10.