Pëllumb Gjoka
– Njeriu sa të rrojë do të mësojë. Kjo me ka ndodhur edhe mua. Nuk kisha dëgjuar asgjë për Refat Xh. Gurazezin, megjithqë kisha jo pak tomorricar miq e shokë ! Restesisht, kur po psonisja, në një dyqan të Ëaterberit Conecticut, në vitrinën e dyqanit shoh nje libër me titull, “Historia e Vatrës” me autor Refat Xh. Gurrazezi. Shitësja një grua zonjë dibre, duke parë interesin tim më tha pasi ma dha librin, ulu e shfletoje sa të duash. Mua më tërhoqi mbiemri i autorit ndaj e çfletova shpejt e shpejt të gjeja shpjegimin e kuriozitetit tim. U lumturova që autori ish si unë, skraparlli nga fundi i Tomorices, nga Gurrazezi ! Qortova vehten për mosditjen time. Ashtu si unë ish edhe Asqeri Diko e Bashkim Musabelliu që “kritikuan” se si nuk ishte bërë i njohur, të paktën në Skrapar kjo figurë sa patriotike aq edhe intelektuale. Ecja e tij në jetë e shpejtë nga një emigrant nga Gurrazezi të arrinte në një njeri të dallueshem ndër shokët.
Kishte ardhur në SH.B.A kur Shqipëria ishte si mos më keq. Kishte parë që nga qeveria e Ismail Qemalit që se pati jetën të gjatë, masakrat e grekut, pushtues të ndryshëm që nga italianët, austriakët, francezët, trazirat e serbit, Haxhi Qamilit etj. Erdhi në SH.B.A me qëllimin e një jete më të mirë për vehte e për të ndihmuer sado pak familjen e tij atje në Gurrazezin e largët. Habia është se nga emigrant për kafshatën e gojës, bëhet dishepulli i FAIK KONICËS, sikurse thote Idriz Lamaj në përshkrimin e figurës së tij, botuar në fund të librit botuar nga Globus R.Tiranë 2006.
Unë habitem e krenohem me tabanin tonë që në çdo kohë ka nxjerrë figura që pasardhësit krenohen me të drejtë se ato treva nuk janë vetëm të bukura nga natyra, por edhe nga njerzit që ka nxjerrë. Por nga ana tjetër më bënë pesimist përpjekja e pa mjaftueshme për njohjen e këtyre vlerave nga ne që ti dijnë brezat tanë të mëvonshëm… ! Nga ajo zonë kanë dalë Akitekt Kasemi, vëllezërit Frashëri të Naimit të madh që “U dukej balta me e ëmbël se mjalta” Natyrshëm është për t’u vlerësuar puna e historianëve apo mediave promovuese, por mendoj se duhet ende për të bërë për të vlersuar figura të këtij kalibri, sepse ja ku del se qënka edhe një Refat Gurrazezi më shumë i “panjohur” se sa I njohur, që me një torbë kurbetlliu, për një kohë të shkurtër, bëhet një nga njerzit më të afërt të kolosëve të popullit shqiptar Faik Konica e Fan Noli. Ai përvetësoi shpejt artin e të shkruarit në stilin e tyre dhe bëhet një nga penat më të fuqishme të “Diellit”, bile për 12 vjet edhe kryeredaktor i saj ku mbrojti çështjen shqiptare në arenën ndërkombëtare !
Ai ishte edhe një njeri me botë të pasur e të pastër shpirtërore. Ky konkluzion del nga që të dy korifejte tanë, e jo vetëm, Noli e Konica e pranuan si katalizator nxitës në ruajtjen e miqësisë së tyre. Kjo e lartëson edhe më tej figurën e tij. Analiza që u bënë ai të dyve pas vdekjes nxjerr se ai ishte një mjeshtër i karaktereve, ashtu sikurse ishte Konica në caktimin e karakterit të shqiptarit.
Këto figura të rangut kombëtar, jo vetëm na bëjnë krenar, por edhe na detyrojnë që ti kujtojmë me rrespekt e të zenë vendin e tyre në historinë e Skraparit, por jo vetëm. Kjo sipas meje do bëhet duke rrespektuar mendimet e të tjerëve e jo si disa që për mendimin e kundër të skraparlliut tjeter “u heqka të drejtën e të qenit skraparlli”
Mos vallë duhej një Ali Kuci, që sikurse e përshkruan Refat Gurrazezi kur aprovohej “Rezoluta dërguar fuqive të mëdha” për problemin kombëtar nuk e donin dy grupet e Vatrës …? Ai e përshkruan bukur edhe këtë patriot nga Kuçi i Tomorricës. “-Atëhere u ngrit një vatran i quajtur Ali Kuçi nga Tomorrica e Beratit, një burrë i madh gjashtë këmbë e ca i gjatë, që u vajti pranë dhe u tha – Jemi mbledhur këtu për një qëllim të shenjtë, për të kërkuar të drejtat dhe liritë kombëtare të Shqiperisë. Tani, nënshkruani atë rezolute se për atë flamur ju hodha të dyve nga penxherja” Dhe e zuri Flamurin me dorë dhe e puthi. Ata pasi shikuan penxheren që ishte katër patoma lartë nga rruga, u bindën e nënshkruan Rezoluten .
U lartësofte lavdija e tyre !