Përbërësit:
320 gr tortelini
500 gr proshutë pule
120 gr pana
Kripë
Piper
Përgatitja:
Fillimisht ziejmë tortelinit.
Proshutën e prerë në kubikë e vemë të skuqet në një tigan me pak gjalpë në flakë të ulët.
Shtojmë në tigan panën dhe e hollojmë me pak qumësht ose ujë.
Hedhim kripë dhe piper.
Më pas tortelinit i shtojmë në tigan dhe i përziejmë mirë.
Pasi të jenë bërë masë homogjene i hedhim në pjata për t’i shërbyer.
Sipas dëshirës mund t’i shtojmë sipër pak djathë kaçkavall.
I shërbejmë të ngrohta.