PESHK
Perberesit:
- 1 peshk i madh ose 4 peshq te vegjel
- 4 domate
- 1 kg patate
- 1 kg qepë
- 2 gjethe dafine
- 4 thelpinj hudhër
- 2 limona
- Vaj ulliri
- Kripë, piper i zi
- Piper i kuq
Pergatitja:
Peshkun pasi e kemi pastruar e marinojmë. Marinojmë dhe patatet me kripë e erëza.
Qepët i presim mesatarisht dhe i kaurdisim së bashku me thelpinjtë e hudhrës. Shtojmë patatet, vendosim erëzat dhe domatet e prera. I kalojmë në tavë duke vendosur dhe peshkun sipër spërkatur me pak vaj ulliri. E vendosim tavën të piqet në furrë në temperaturën 180 gradë.
Ju befte mire nga Etleva HOXHA