Supa me thjerrëza është një nga gatimet që nënat tona na i kanë përgatitur të paktën një herë në javë në dimër. Është një supë që të jep energji, e shëndetshme, e pasur me vitamina dhe hekur dhe mbi të gjitha shumë e mirë në shije.
Thjerrzat i hedhim në një tenxhere dhe pasi të marrin nje valë të mirë e derdhim ujin e parë e i shpëlajmë mirë.
I mbushim përsëri me ujë dhe i vendosim në sobë për t’u zier. Ndërkohë fillojmë të presim karrotat, qepen, specin dhe hudhrën në kubikë dhe ja shtojmë thjerëzave. I shtojmë dhe kripën ose galina, vaj, piper dhe të gjitha duhen të zihen bashkë.
Para se thjerëzat të jenë gati shtojmë edhe majdanozin e freskët e lejmë dhe 10 min dhe gjella është gati.
Në fund i shtojmë uthull sipas dëshirës ose i shtojmë uthull në pjatën tonë në mënyrë që pjesa tjetër që nuk e dëshiron me uthull.
Përbërësit:
-një filxhan caji me thjerrëza
-një qepë e vogel
-një thelpi hudher
-një spec i kuq
-piper
-krip / galina / vegeta
-vaj ulliri 4-5 lug
-3 karrota
-majdanoz dhe uthull