Përbërësit:
600 gr domate
1 kastravec
1 qepë
1 spec
200 ml ujë
100 ml vaj
1 lgj uthull balsamike
50 gr bukë e thekur
borzilok
kripë, piper
Përgatitja:
Marrim bukën e marinojmë me erza dhe me vaj ulliri, e fusim në furrë për 30 minuta. Në një tas shtojmë bukën, domaten e prerë kubikë, të gjitha perimet e prera kubikë, sikurse edhe përbërësit e tjerë dhe e kalojmë në blender. Sipër I shtojmë borzilok të freskët, ruhet në frigorifer.