Përgatiti Etleva Hoxha
Përbërësit:
½ filxhan çaji me oriz
Një filxhan çaji sheqer
Dy filxhanë çaji qumësht
Një lugë gjelle niseshte
Kanellë
Arra të thërrmuara
Përgatitja:
Si fillim pastrojmë orizin në një enë me ujë të bollshëm.
Më pas, e kullojmë nga uji dhe e hedhim në një tenxhere me ujë.
E vendosim në zjarr dhe e lëmë derisa të nisë të vlojë.
Sapo të ketë marrë një valë, në këtë moment i hedhim qumështin, i cili më parë duhet të jetë i valuar. E trazojmë përmes një luge druri pa ndërprerje në mënyrë që të mos ngjitet.
E zjejmë të zjarr të ngadaltë derisa orizi të bëhet gati, pastaj hidhet sheqeri dhe trazohet që të shkrijë.
Në fund, shtojmë niseshtenë, të cilën më parë e kemi tretur në pak ujë të ftohtë.
Pasi e gjithë masa të ketë marrë një valë e heqim nga zjarri dhe e ndajmë nëpër kupa ose pjata. Kur të jetë ftohur i hedhim sipër kanellë pluhur dhe arra të shtypura.
Sipas dëshirës, për më shumë shije, para se ta servirim përveç arrave dhe kanellës mund të shtojmë edhe biskota të thërrmuara, çokollatë të thërmuarr apo një ose dy lugë të vogla reçel qershie.